Artistët e njohur bashkohen në koncert humanitar (Foto/Video)

Shpeshherë jemi dëshmitarë që këngëtarët e njohur bëjnë gjest human, duke u bashkuar në koncerte për qëllime bamirësie.

E këtë gjë e kanë bërë edhe reperi Gold AG dhe këngëtarja Shyhrete Behluli me të bijën, Engjëllushën, shkruan lajmi.net.

Këngëtarët kanë performuar dje në qytetin e Podujevës, kurse të ardhurat e mbledhura nga ky koncert i janë dorëzuar Fitore Ibishit e cila po lëngon nga një sëmundje e rëndë.

Në profilin e tij në Instagram, Goldi ka publikuar video dhe imazhe të tjera gjatë këtij koncerti humanitar.