Gjuha shqipe të miratohet në Parlamentin e Maqedonisë e jo në Venecia

Profesori Bekim Kadriu në një prononcim pë mediat në vend ka thënë për ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe se pa kaluar në parlamentin e Maqedonisë, dërgohet në Komisionin e Venecias “Nuk duhet të jetë pengesë shqyrtimi nga Komisioni i Venecias për miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe. Ligji mund të miratohet dhe të shqyrtohet më vonë nga ky Komision. Nga ana tjetër, pavarësisht se gjuha shqipe është kategori kushtetuese, Qeveria mund t’i drejtohet këtij Komisioni për një mendim. Por nuk është e domosdoshme që kjo të bëhet tani, para miratimit të Ligjit”, thotë Kadriu