Ka pak ditë që aktori turk Burak Özçivit i njohur te ne si Kemajli është martuar me aktoren e njohur Fahriye Evcen.
Dasma e tyre madhështore e cila pati të ftuar me qindra personazhe të njohur në Turqi ka marrë gjithë vëmendjen e mediave.
Menjëherë pas dasmës, çifti simpatik ka udhëtuar drejt ishujve Maldive, atje ku po kalojnë muajin e mjaltit.
Fahriye Evcen ka postuar foton e parë nga pishina përrallore e hotelit.
“Koha për të pushuar” është mbishkrimi që ajo i ka lënë fotos.
