Një furgon pasagjerësh është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme në Laç.
Gjatë momentit kur furgoni është përfshirë nga flakët ka qenë i parkuar. Për fat të mirë gjatë këtij momenti nuk ka pasur pasagjerë në automjet.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë defekti në sistemin elektrik ndërsa policia po vijon hetimet e mëtejshme.
