Marrëveshja që akoma nuk është realizuar

RAHMI VELIU

Kaluan 16 vjet nga lufta e 2001, po aq vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja që akoma nuk është realizu. Dikush thotë se kësaj marrëveshje i ka kaluar koha , dikush tjetër thotë se kësaj marrëveshje nuk i ka ngele as skeleti etj. Po si ishte marrëveshja e shkruar kaherë dhe akoma jo e realizuar. Kjo marrëveshje u arrit nën patronatin e kryetarit Boris Trajkovskit me 13 gusht të viti 2001dhe atë e shkruar në gjuhën angleze dhe e firmosur nga :Boris Trajkovski-kryetarë i republikës, Lupçe Georgijevski-kryetar i VMRO-DPMNE, Arben Xhaferi- kryetarë i PDSH, Branko Crvenkovski- kryetar i LSDM, Imer Imeri kryetar I PPD si dhe dy dëshmitarët ndërkombëtarë: Fransoa Leotar- përfaqësues i posaçëm i BE dhe Xhejm Perdju- përfaqësues i SHBA-së. Kjo marrëveshje e pat të caktuar edhe afatin e realizimit. Afati i fundit i realizimit të kësaj marrëveshje ka qenë viti 2004. Po tash ja jemi në vitin 2017dhe kjo marrëveshje është akoma e parealizuar.

Çka përmban kjo marrëveshje? Në marrëveshje në detale janë parapa të drejtat e popullsisë së Maqedonisë me theks te veçantë të etniteteve jomaqedonase duke filluar nga :1. Parimet themelore,2. Ndërprerjen e armiqësive, 3. Zhvillimin e pushtetit të decentralizuar ,4. Mosdiskreditimi dhe përfaqësimi i drejt, 5. procedurat e posaçme kuvendore, 6. Arsimimi dhe përdorimi I gjuhëve, 7. Shprehja e identitetit ,8. Implementimi,9. Anekse. Në anekset janë të përfshirë: Aneksi “A”, aneksi “B” dhe aneksi “C”.

Në aneksin “A” janë të përfshirë nenet duke filluar nga neni 7 e deri te neni 131. Në aneksin “B” janë përfshi ligjet prej 1. pushtetit lokal e deri te numri 10. Ligjet tjera.

Në aneksin “C” (implementimi dhe masat për ndërtim të mirëbesimit), ku janë të përfshira 1. Mbështetja ndërkombëtare , 2. Regjistrimet dhe zgjedhjet,3. Rikthimi i refugjateve, ripërtrirja dhe rindërtimi, 4. Zhvillimi i pushtetit decentralizues, 5. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi proporcional, 6. Kultura, arsimi dhe përdorimi i gjuhëve.

Nga sa shihet janë përfshi të gjitha pikat më me rëndësi për zhvillimin dhe të drejtat e etniteteve këtu në Maqedoni. Të theksoj se të gjith janë në përputhshmëri të plotë me konventat ndërkombëtare për të drejtat e etniteteve në botë. Por kjo varet nga ajo se sa realizohen ata.

Si realizohet kjo marrëveshje e Ohrit?

Procesi i realizimit të kësaj marrëveshje në fjalë është duke u realizua me vështirësi dhe me hapa të ngadalshëm dhe vende-vende me lëshime drastike të cilat bëjnë që të dyshohet në këtë marrëveshje të shkruar kaherë dhe të harruar.

Po t’ia fillojmë që nga fillimi , ku do te ndalemi në disa pika më markante të kësaj marrëveshje:

Në parimet themelore do të theksohet: Në shtetet bashkëkohore demokratike, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të siguroj Kushtetutën e tij që tërësisht ti plotësojë nevojat e të gjith qytetarëve të sajë, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht. Si që shihet që në fillim u behet me dije që kushtetuta e këtij vendi ti plotësojë të gjitha nevojat e të gjithë qytetarëve te sajë. Pra nuk avancohet ndonjë etnitet më shumë dhe ndonjë më pak në mënyrë që të mos diskriminohen etnitetet në Maqedoni. Pra mos të ketë qytetarë të rendit të dyte apo të tretë.

Ne pikën vijuese 2,Ndërprerja e armiqësive : Me rëndësi është të theksojmë se kjo armiqësi vazhdoj edhe pas luftës së 2001,por kësaj radhe ndër nxënësit e shkollave të mesme apo të ulta nëntëvjeçare, ku pati do eksese të cilat disa u zbuluan dhe disa të tjera mbeten sot e gjithë ditën pa u zbuluar. Kur ishin në pyetje nxënësit shqiptare ato zbuloheshin shumë shpejt , ndërkaq kur këtë e bëjshin nxënësit maqedonas , këta “vështirë” zbuloheshin dhe si të tillë ngelën te pazbuluar. Kështu shumë nxënës shqiptarë, nëna i përcillte në shkollë shëndoshë e mirë, por ktheheshin në shtëpi kokëlidhur apo duarlidhur ose me plagë në trup. Disa e pësuan edhe më keq , patën fraktura në krah apo këmbë dhe ca të tjerë mbarojshin në spital. Të gjitha këta të bëra ndodhin ne autobusët urban apo rrugëve të Shkupit. Familja shqiptare mbyllet në Veles, nuk mund të dal jashtë nga kërcënimet që u bëheshin nga pala maqedone!

A u decentralizua pushteti? Akoma disa degë të qeverisë ngelen ne duart e pushtetit dhe lirisht mund të themi se akoma nuk është bë decentralizimii plot i qeverisë.

4,Mosdiskriminimi dhe përfaqesimi i drejtë : Është një ndër pikat më me rëndësi të kësaj marrëveshje e cila akoma është në rrjedhë të realizimit, kjo tregon se akoma nuk është realizuar. Duhet kohë që të realizohet. Si do të shohim me poshtë, gjatë procesit të realizimit ka mjaft zbraztira dhe deformime dhe jo rastësisht ka ngelë pa u realizu akoma. Më poshtë do ti theksoj disa gjëra që binë ndesh me marrëveshjen në fjalë. Kjo bënë të dyshojsh se ky diskriminim ska te ndalur. Ja disa shembuj më markant të kesaj pike (4) ku do të shihet se sa është i diskriminuar shqiptari në Maqedoni:

-Biblioteka “Klimenti” ka të punësuar 150 maqedonas , vetëm një shqiptarë!

-Kongresi i EBR-së nga 70 të rinjë vetëm një shqiptarë. Keshilli gjyqesorë shqiptarë ka vetem 3 për qind.

-Avokati i shtetit nuk njeh MO-në , për dy vite vetëm dy shqiptare.

-Enti shtetërorë statistikorë ka maqedonas të punësuar 350, shqiptarë vetem 48.

Nga sa shihet ne asnje vend nuk eshtë respektu kjo marreveshje e Ohrit. Në këtë mënyrë hendeku nuk mbyllet por ende thellohet. Kjo bie në sy jo vetëm në degët prodhuese, por edhe aty ku ndahet drejtësia si që është rasti me Keshillin Gjyqësorë, Avokatin e shtetit , pastaj në ESHS etj.

Vemendje të posaçme do ti kushtohet faktit që të sigurohet sa më shpejt që shërbimet policore në përgjithesi ti shprehin përbërjen e popullsisë së Maqedonisë ( këtu aludohet në përqindjen e struktures kombëtare të Maqedonisë ) me theks të veçantë të shqiptarëve. Ja se si duket kjo strukture kombetare:

-Prej 500 policëve të pranuar vetëm 7 shqiptarë.

-Prej 200 policëve të pranuar asnjë shqiptarë.

Kësaj si ti themi? Kjo mund të vazhdoj me shumë pikëpyetje e pikëçuditëse. Ky është diskriminim i shkuar diskriminimit! Ku ngeli multietniciteti në Maqedoni.

Gjendja nuk është fare e kënaqur as në veprimtarit tjera si:

-Filarmonia e Maqedonisë ka të inkuadruar 87 maqedonas vetëm një shqiptarë.

-Banesa sociale për maqedonasit 678, për shqiptarët asnjë!

Shqiptarët diskriminohen edhe në qendrën e promovimin për leje vozitje. Nga gjashtë komisione, vetëm një shqiptar.

Nga sa u tha më lartë mund të vijmë në konkludim se shqiptarët janë të diskriminuar dhe kjo e bënë që ata (shqiptarët) të jenë qytetarë të rendit të dytë. Temë në vete është pika 6 e kësaj marrëveshje 6. Arsimimi dhe përdorimi gjuhëve. Në lidhje me këtë pikë, që në fillim është me rëndësi të theksoj se edhe këtu ,ka shkelje nëpërkëmbje të arsimit dhe të përdorimit të gjuhës amtare. Të ia fillojmë që nga fillimi. Nxënësit shqiptarë mësojnë nëpër shkolla të tipit mesjetarë. Këtë e kemi parë disa herë në televizion. Theksohet në marrëveshjen e Ohrit , po edhe në kushtetutë se mësimi zhvillohet në gjuhën amtare të nx. Po a gëzojnë të gjithë nxënësit shqiptarë këtë “begati”. Në shtypin e përditshëm shqiptarë do të lexojmë: ”Mbi1400 nx. shqiptarë nuk shkollohen në gjuhën amtare (ata shkollohen në atë maqedonishte ose në atë turke)(“Koha” 30 maj 2017. Më tutje do ta lexojmë edhe këtë : “Këta nxënës shqiptarë kanë harruar se si i thonë nënës në gjuhën shqipe, prandaj e thirrin “majka”! Po kjo a nuk është diskriminim dhe a nuk është në kundërshtim me kushtetutën dhe MO-në si dhe me të drejtat ndërkombëtare.

Gjuha shqipe, gjuhë e dyte zyrtare në Maqedoni. Në këtë marrëveshje në pikën 4 do të theksohet:

4,Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuha zyrtare është gjuha maqedonishte. Në pikën vijuese 5 do të theksohet: 5. Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, poashtu është GJUHË ZYRTARE. Pra asgjë nuk ka këtu të paqartë, por e keqja qëndron këtu se ato të VMRO DPMNE e lexojnë ashtu si u ka kënda atyre. Prandaj me këmbëngulje theksojnë se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare. Të theksojmë se kjo e dhënë e theksuar më lartë nuk e thekson se është në nivel lokal, por është në nivel shtetëror. Me rëndësi është të theksojmë se e dhëna “cilado gjuhë tjetër që e flasin të paktën 20 për qind e popullatës”. Fjalia nuk është e theksuar mirë, është si e dhënë lakonike. Në asnjë kushtetutë nuk merret parasysh përqindja, por merret etniteti. Këtu se drejti ai “20 për qind” duhet të jetë shqiptarë, por me qëllim është vu përqindja se kjo përqindje mund me anë të manipulimeve, si që manipulohet deri tash , mund të ndryshoj, mund që të hiqen ata të drejta. Sikur të jetë “edhe gjuha shqipe” , këtë nuk mund që ta manipulojnë. Ky është sekreti i gjithë kësaj “filozofie” të mykur i nacionalistëve maqedonas. Përndryshe, në asnjë kushtetutë shtetërore nuk mund të haset një formulim i tillë, ku etniteti zëvendësohet me përqindje! Mirë është që si shembull ti marrin shtetet me disa gjuhe zyrtare duke u nisur nga Belgjika, Zvicra , India, Kanada dhe shtete të tjera ku ka dy e më shumë gjuhë zyrtare. Në asnjërën prej tyre nuk jepet përqindja, por ipet etniteti i cili e përcakton gjuhën zyrtare. Shumë herë dëgjojmë nga disa demograf apo politikan maqedonas të cilët theksojnë se shqiptarët nuk janë as 15 per qind , aludohet në atë që tu merren ata të drejta që ua përcakton “së paku 20 për qind”. Pra tua reduktojnë të drejtat që i gëzojnë me kushtetutë apo me MO-në. Me këtë duan gjithnjë që shqiptarin ta shohin si qytetarë të rendit të dytë të nënshtruar dhe të anashkaluar!

Në bazë të gjith kësaj që u theksua më lartë , mund të vijmë në përfundim se nivelizimi sipas strukturës kombëtare do të duhet edhe shumë kohë të realizohet. Në këtë mënyrë , ashtu si që është duke shkuar, hendeku i diskriminimit akoma thellohet dhe jo të barazohet. Prandaj afati i realizimit të kësaj marrëveshje ka qenë viti 2004 dhe jo të prolongohet me dekada. Në qoftë se vazhdohet me një tempo të tillë , do të kalojnë edhe disa dekada që kjo marrëveshje të realizohet në tërësi. Ndërkombëtarët afruan ndihmë që të realizohet deri ne vitin 2004 por kjo ndihmë u keqpërdor, në vend që të punësojnë 500 shqiptarë dhe 7 maqedonas ata e bënë të kundërtën. Në vend që të pranojnë 200 policë shqiptarë ata e bënë të kundërtën. Në këtë mënyrë do të vinte deri te barazimi i të inkuadruarve në bazë të strukturës kombëtare e cila , sipas të dhënave zyrtare , te shqiptarët është 25,17 për qind dhe atëherë do të jemi të barabartë dhe nuk do të jemi te diskriminuar.