Faqezinjtë
Ç’janë këta palaço bre
Që hedhin ditenatë helm e vrerë ndaj nesh
Ndaj fesë të gjyshit tim
I cili vdiq duke punuar në arë
Me të madhin Zot në gojë
Për një kore bukë
Një qerre me kalamaj të rriste
Për shqiptarinë
Edhe nëna plakë
E luste gjithmonë Zotin
Të mos ia merrte shpirtin
Derisa të më bënte mua synet
Jetimin e familjes
Që fati në duart e Zotit e kishte lënë
Dhe ajo vdiq e lumtur Rahmet shpirti i pastë!
Komunizmi u përpoq në të gjitha mënyrat
Të na e ndalonte të drejtën në Zot
Në shkollë
Me zor na çonin të pimë ujë për Ramazan
Por, përsëri nuk ia dolën dot
Të na e zhbënin besimin
Sepse njeriu pa Zot është veçse një kafshë
A janë njerëz këta bre?!
Dhe për intelektualë na hiqen
Edepsëzët
Marre si s’kanë
Tambli i nënës shqiptare i vraftë!
A nuk i shohin gjithë ato kryqa politikë
Në kryeqendrën dardane, Shkupin tonë
Që edhe qiellin na e kanë zënë
Me paratë tona i kanë ndërtuar
Dhe rrymën për të ndriçuar natën
Ne e paguajmë
Katilët
Pse deri më sot asnjë fjalë nuk e thanë?!
Apo veç tradita jonë u pengon
Minaretë, për të cilat ky shtet
As edhe një cent nuk e ka dhënë
Çfarë zemre kanë ata bre?!
Në theqafje na duan
Qoftëlargët
Për ca injorantë të gjorë
Që dreqi i ka manipuluar
Të gjithë neve na etiketojnë
Anadollakë na quajnë
Na e mohojnë humanizmin
Bujarinë dhe altruizmin
Dyert hapëm krah më krah për ata
Nuk i pyetëm a janë të krishterë
Myslimanë a ortodoksë
Apo çfarë dreqin janë
Shqiptarë jemi Një gjak kemi Një gjuhë dhe një flamur
Feja është orientim shpirtëror
Ndaçin le të mos e duan
E drejta e tyre është
Por me ç’të drejtë na e mohojnë neve shqiptarinë?!
Në varre shqiponjën kemi bre
Në dasëm flamurin shqiptar e ngremë
Dembabadem
Dhe burgun e kemi ngrënë për këtë flamur
Dajak kemi hëngër me shekuj Si guxojnë bre të na quajnë anadollakë?!
Me këngë për Shqipërinë jemi rritur
Kosovën gjithmonë në zemër e kemi pasur
Me bukë e kripë i kemi pritur
Apo e harruan këta bukëshkelë?!
Sa para kanë derdhur gurbetçarët tanë
Për atë shtet
A e dinë ata bre?!
Dilni e jua thoni
Borxh e keni, o popull
Se na e morën fytyrën
Faqezinjtë
Në hasmëri duan të na fusin
Vëlla me vëlla. /Arbër Çeliku
