Në Mekiskë ka shpërthyer vullkani Popocetepetl, duke shkaktuar pluhur vullkanik në lartësi të madhe. transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të International Business Time që citon Qendrën Nacionale të Meksikës për Parandalimin e Katastrofave, vullkani Popocetepetl që ndodhet 90 kilometra në juglindje të kryeqytetit Meksiko Siti ka shpërthyer në orët e hershme të së dielës.
Shpërthimi ka shkaktuar pluhur vullkanik në lartësi deri në dy kilometra. Siç bëhet e ditur, hiri është përhapur edhe në qytezat Ozumba, Amecameca, Tlalmanalco, Chalco, Ayapango, Tenango del Aire dhe San Pedro Nexapa që gjenden përreth.
Zyrtarët kanë njoftuar se gjatë ditës kanë ndodhur edhe tre shpërthime me intensitet të ulët dhe 136 nxjerrje gazrash.
Autoritetet kanë shpallur alarm të verdhë të shkallës së dytë një diametër prej 12 kilometrash përreth vullkanit.
Luis Felipe Puente, koordinator i Mbrojtes civile, ka kërkuar nga banorët e rajonit të mbledhin dhe hedhin në qese mbeturinash hirin e që është përhapur nëpër çatitë, kopshtet, oborret dhe rrugët para shtëpive dhe të mbulojnë burimet e hapura të ujit, në mënyrë që të parandalojnë përzierjen e hirit me ujin e pijshëm.
Puente po ashtu u ka rekomanduar banorëve që t’i mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret dhe të mos dalin pa nevojë, ndërsa gjatë daljes të vendosin maska sanitare ose të mbulojnë gojën dhe hundën me shami.
Ndryshe, vullkani aktiv Popocetepetl që gjendet në Rripin Vullkanik Trans-Meksikan, është maja e dytë më e lartë e Meksikës me 5426 metra lartësi.
