Pas deklarimeve pro homoseksualëve të deputetit të BDI-së, Branko Manjollovski i cili ka kërkuar edhe ligj që të miratohen martesat gay, kanë plasur reagimet nga opinioni, raporton Tetova1.
Të shumtë kanë qenë edhe antarët e BDI-së që po kërkojnë nga partia e tyre të mer në pyetje deputetin e tyre se pse ka kërkuar një gjë të tillë dhe të distancohet nga i njëjti.
Kryetari i të rinjëve të BDI-së në Tetovë, Bekim Memeti ka thënë se BDi duhet edhe ta largoj Branko Manjollovskin.
Ja dhe postimi i plot i tij: “REAGIM !!
Në emrin tim personal dhe si Kryetar i FRBDI-së Tetovë, distancohem nga deklarata e Deputetit Branko Majnallovskit i cili në kuadër të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Kuvend përkrahë martesat e gjinisë të njëjtë dhe të drejtat e LGBT-së . Mendojë se deklaratat e tilla janë personale dhe të përshpejtuara dhe nuk paraqesin qëndrimin zyrtarë të subjektit të cilit ne i takojmë. Andaj kërkojmë nga Organet kompetente të Partisë që të thirin urgjentisht në pyetje personin e lartë përmendur dhe pse Jo të kërkojnë edhe dorëheqen e tijë.
Me respekt ,
Bekim Memeti
Kryetar i FRBDI-së Tetovë”
