Lëvizja BESA gati të fitojë komunën e parë në Maqedoni

500 punëtorë që gravitojnë në Komunë të Bogovinës, shumica e të cilëve arsimtarë, ka më shumë se dy muaj që nuk kanë marrë rroga. Që kur Hazbi Idrizi ndërroi jetë, Komuna e Bogovinës ka mbetur pa kryetarë, por tani edhe pa ushtrues detyre, i cili ligjërisht është organi i vetëm që mund të nënshkruaj lëshimin e rrogave të punëtorëve. Dy kandidatët të cilët pretendojnë të zënë vendin e të parit të Komunës së Bogovinës, Hasan Sejfullai dhe Kurtali Kurtishi, me të cilët TV21 nuk arriti të bie në kontakt, në votim kanë mbështetjen e barabartë, andaj edhe është bllokuar procesi i zgjedhjes së ushtruesit të detyrës.

Burime të portalit Shqipmedia bëjnë të ditur se kjo garrë zhvillohet mes dy partive BDI dhe Lëvizjes BESA respektivisht Hasan Sejfullahi ka mbështetjen e BDI-së ndërsa Kurtali Kurtishi ka mbështetjen e Lëvizjes BESA. Nëse ky i fundit arrin që të zjidhet ushtrues detyre si kryetar i komunës atëhere komuna e Bogovinës do të jetë komuna e parë e kësaj partie.

Kryetarin e komunës e zgjedh këshilli i komunës, këshill të cilin asnjëra parti nuk e shumicë kështu që deri sot të dy kandidatët kanë vota të barabarta.

BDI-së i konvenon që deri në zgjedhjet lokale komuna të mbetet në status quo mirëpo 500 punëtorët e komunës kanë paralajmëruar protesta nëse vazhdojnë mos marrin pagat e tyre si rezultat i mos lëshimit pe nga ana e BDI-së. Shqipmedia

Poashtu lexo ne lidhje me kete lajm: https://shqipmedia.com/bdi-per-lajmin-ne-shqipmedia-lr-pdsh-ja-na-ben-probleme-jo-besa/