Në Fakultetin Juridik të Universitetit Europian të Tiranës , në Tiranë, sot më 5.07.2017 në ora 12:00, Mr.sc Arta Mehmeti Ademi e fitoi thirrjen shkencore : Doktor i Shkencave Juridike.
Ajo mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me temë “Përgjegjësia penale ndërkombëtare” nën udhëheqjen shkencore të Prof.Dr. Xhezair Zaganjori, para komisionit të përbërë nga:
Prof.Dr.Ksenofon Krisafi – kryetar
Prof.Dr. Iva Zajmi – oponent i jashtëm
Prof.Dr. Erjona Canaj – oponent i brendshëm
Prof.Dr. Evis Alimehmeti – anëtar
Prof.Dr. Nevila Nika – anëtare
Ndryshe, Arta Mehmeti Ademi, e cila aktualisht punon në Gjykatën Themelore në Kumanovë, është e lindur më 17 Tetor 1985. Nga viti 2004 – 2008 ndoqi studimet deridiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës me sukses 10, me ç’rast fitoi titullin Jurist i diplomuar.
Nga viti 2008 në Fakultetin Juridik të UT-së ndoqi studimet e ciklit të dytë të cilat i përfundoi me sukses dhe fitoi thirrjen shkencore Magjistër i Shkencave Juridike.
Nga viti 2008-2015 ishte ligjëruese në Fakultetin Juridik të UT-së. Sot më 5.07.2017 , në Universitetin Europian të Tiranës, në Tiranë, e fitoi thirrjen shkencore Doktor i Shkencave Juridike me sukses 10.
Arta Mehmeti Ademi është femra e parë në Kumanovë që gëzon këtë titull shkencor, gjë që kumanovarët i bën të ndihen krenarë.
Deri më tani, përveç se në Shqipëri dhe Kosovë, ka publikuar një numër të madh të punimeve shkencore edhe nëpër revista prestigjioze ndërkombëtare, si në: Itali, Angli, Sllovaki etj.
