Azem Sadiki i Studeniçanit nuk ndalet me projekte (FOTO)

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki ka vazhduar me realizimin e projekteve infrastrukturore. Duke qenë një komunë e vogël rurale, kreu i kësaj komune ka arritur që të asfaltojë gati të gjithë rrugët e vendbanimeve, përfshirë edhe ato më të thella malore, infomon INA.

“Po realizohet edhe një projekt i rëndësishëm për qytetarët e komunës tonë, asfaltimi i rrugës në Koliçan të poshtëm. Falënderojmë Zotin e madhëruar që na mundëson të realizojmë premtimet!”, theksoi Sadiki. Ai është vlerësuar si një kryetar i suksesshëm i ndihmuar nga fondet e jashtme.