BDI-ja do e mer drejtorin e doganave

Në qeverinë e Zoran Zaevit shqiptarët janë faktorizuar dukshëm duke marr poste dhe pozita të rëndësishme shtetërore, transmeton Telegrafi.mk

Përveç ministrive, zëvendës ministrive dhe drejtorive të parëndësishme, shqiptarëve iu janë ofruar edhe pozita të rëndësishme si Doganat e Maqedonisë.

Përveç ndryshimit të qasjes nga ana e Zoran Zaevit, si duket qasjen e kanë ndryshuar edhe BDI-ja kur jemi te kuadrot shqiptare nga rajone të papërfaqësuara sa duhet.

Jo zyrtarisht nga burime brenda BDI-së, portali Telegrafi.mk merr vesh se për Drejtor të Doganave të Maqedonisë po përflitet Feim Bajrami nga Fshati Sllupçan i Komunës së Likovës.