Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pohuar se Gjermania është duke bërë “vetëvrasje” duke mos e lejuar atë që të flasë para turqve në Gjermani.
“Gjermania ka nevojë për ta korrigjuar këtë gabim,” tha ai për gazetën “Die Zeit “, duke shtuar se “Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”, transmeton Klan Kosova.
Gjermania ka bllokuar Erdogan që të mbajë fjalim para mbështetësve gjatë samitit të G20-ës në Hamburg që mbahet gjatë kësaj jave.
Erdogan shkaktoi një zënkë diplomatike në fillim të këtij viti, kur Gjermania dhe Holanda ndaluan tubimet që kishin për qëllim rritjen e mbështetjes së referendumit për zgjerimin e kompetencave të presidentit turk, transmeton Klan Kosova.
