Ligji për gjuhën shqipe do të përgatitet për tre muaj ka thënë Bujar Osmani

Ligji për gjuhën shqipe do të përgatitet këto tre muaj, konkretisht para zgjedhjeve lokale, por nuk është e sigurt se kur i njëjti do të miratohet nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në fjalimin e tij për reformat e tre mujorit të parë, në Dokumentin strategjik të ashtuquajtur “369”, ka informuar se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, pasi të përgatitet nga Qeveria, do të dërgohet në Parlament dhe në Komisionin e Venedikut.

“Qeveria do të përgatitet Ligj për shqipen i cili më pas shkon në Parlament dhe në Komisionin e Venedikut”, ka thënë sot Osmani.