Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA ishte krijuar në orët e fundit të afatit për formimin e tyre.
Siç ka thënë Limaj, një lajm të tillë, gjegjësisht për një ofertë të tillë nga PDK e Kadri Veselit ishte njoftuar nga Ramush Haradinaj, rreth orëve të mbrëmjes.
Madje, siç ka shtuar Limaj, ai fillimisht telefonatën e parë nga Haradinaj e kishte vlerësuar si një shaka.
“Mendoja se bëhej fjalë për një hajgare. I thash Ramushit ‘pije një kafe, shihemi nesër’. Ai më ka telefonuar përsëri duke më thënë se bëhet fjalë për një ofertë serioze”, ka rrëfyer Limaj në Rubikon të KTV-së.
Ai poashtu flet edhe rreth takimit te pare me Kadri Veselin
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur për raportet e tij me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Limaj ka bërë të ditur se me shefin e PDK’së nuk ka pasur kurrfarë kontakti për vite me radhë.
Ai ka thënë në KTV se Veselin e ka takuar për herë të parë pas shumë vitesh, katër ditë pas arritjes së marrëveshjes mes PDK’së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, për një koalicion parazgjedhor, raporton Gazeta Express.
Limaj ka thënë se nuk e di saktësisht se kur kishte pasur për herë të fundit kontakt me Veselin, para atij të majit të këtij viti.
