Bujamin SALIJA - (Historian)
« Mos kini turp, mos kini frikë. Jini krenarë se jeni muslimanë,
se Islami vetëm ua shton krenarinë ndjekësve të tij.»
Islami i mbijetoi sundimit njëshekullor në ballkan të regjimeve dhe ideologjive armiqësore, shtetet kombëtare si, Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bullgari dhe Rumani, i shihnin muslimanët e Ballkanit ose si pushtues të mëparshëm (turq) ose si “renegatë”, ndërsa Islamin e konsideronin si fe të huaj dhe pengesë për unitetin kombëtar.Mbi këtë bazë u masakruan gjatë luftës ruso-osmane (1877-1878), luftërave ballkanike (1912-1913).
Luftës së Parë Botërore (1914-19118) dhe Luftës së Dytë Botërore (1941-1945), gjatë gjithë konflikteve në historinë moderne të Ballkanit muslimanët kanë qenë viktima, janë vrarë, dëbuar nga vatrat e tyre apo janë detyruar të shpërngulen.Dhe pas luftës së Dytë Botërore, muslimanët e ballkanit përsëri u persekutuan pasi në shumicën e vendeve ballkanike u vendos regjimi komunist dhe ishin të shtypur në dy baza: si besimtarë (të gjithë njerëzit fetarë persekutoheshin) dhe si musliman ( pjesëtarë të ‘fesë së huaj’).
Pra,historia pas-komuniste e Ballkanit është e spërkatur me gjakun dhe vuajtjet muslimane. Marksistët muslimanë për hir të nevojës për ta mbajtur projektin e tyre të ” afrimimit kombëtarë” i sulmonin shumë shpesh qarqet islame, si dhe për të dëshmuar besnikërinë e tyre LKJ-së.
