Ndërrim gjykatësish për lëndët e PSP-së, Bahçovanska kërkon të mos jetë pjesë e proceseve gjyqësore

Portali ”Sudstvo.mk” bën të ditur se gjykatësja monika Bahçovanska ka kërkuar sot që të hiqet nga dy lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Bëhet fjalë për lëndët ”Trust” dhe ”Total”. Stojançe Ribarenv, u.d kryetar i Gjykatës Penale e ka pranuar këtë kërkesë të Bahçovanskës dhe se lëndët janë caktuar për te gjykatës të tjerë.

Zëdhënësi i gjykatës, ka deklaruar për këtë portal se lënda ”Trust” i është dhënë gjykatësit Marjan Grubisha, kurse lënda ”Total” është caktuar për gjykatësin Dragan Nikollovski.

Gjykatësja Monika Bahçovanska thuhet se është bashkëshortja e një funksionari të lartë të VMRO DPMNE-së.