Paralajmërimi nga autoritetet gjermane mundësi për sulme të reja terroriste në vend

Sipas autoriteteve gjermane vendi mbetet ende i rrezikuar nga sulmet terroriste dhe për këtë arsye duhen marrë masa për të evituar një gjë të tillë duke llogaritur se në 2016 në vend janë kryer pesë sulme terroriste

Gjermania duhet të marrë masa për tu mbrojtur nga sulmet e ardhshme terroriste, pas rritjes së numrit të militantëve islamistë në këtë shtet. Ka qenë ky paralajmërimi i nëj zyrtari të lartë të sigurisë në vend. Gjermania ka objektiv pesë sulmeve të tilla gjatë vitit 2016, duke përfshirë edhe sulmin në tregun e Krishlindjeve në Berlin, në të cilin u vranë 12 persona, ndërkohë shtatë sulme të tjera janë evituar, sipas kreut të agjencisë për shërbimin gjerman të inteligjebcës, Hans – Geog Maassen.“Ne duhet të jemi të gatshëm të presim sulme të tjera nga individë apo grupe terroriste”, ka shtuar ai.
Në raportin e përgjithshëm të kësaj agjencie në vitin 2016, thuhet se në Gjermani janë 24.400 islamistë, nga ata 9,700 janë salafistë. Në raport po ashtu thuhet, se qindra “xhihadistë” kanë hyrë në këtë vend, në mesin e rreth 1 milion migrantëve që kanë shkuar në Gjermani gjatë dy viteve të fundit. Zyrtarët e sigurisë janë të vëmendshëm për mundësinë e 680 kërcënimeve potenciale islamike, shumica prej tyre të ndikuar nga ideologji salafiste, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere. Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar, Gjermania ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet e saj, për të luftuar militantët islamikë, me një numër rekord arrestimesh, ndjekjesh penale dhe dëbimesh. Maassen tha se rreth 930 persona kanë lënë Gjermaninë për të luftuar me grupin terrorist, Shteti Islamik, në Siri ose Irak, nga të cilët rreth 20 për qind kanë qenë gra. Rreth 145 prej tyre kanë vdekur, ka shtuar më tutje ai.