Partia për Prosperitet Demokratik diskutimet këmbëngulëse të deputetit të BDI-së xha Brankos për të drejtat e komunitetit LGBT i konsideron në kundërshtim me normat e etikës dhe moralit të shoqërisë tradicionale shqiptare në përgjithësi.
PPD nuk ia mohon të drejtën individuale xha Brankos dhe familjarëve të tij të ngusht apo ndonjë bashkëpartiaku të tij për përcaktim të ndryshëm seksual nga ajo që e caktuar natyra, por ajo sjellje e tij duhet të jetë e bazuar në përcaktime programore parazgjedhore, që në këtë rast nuk është e tillë.
PPD habitet se si për një periudhë prej afër dy dekadash asnjë deputet i BDI-së nuk lëshoi pikë loti për gjuhën shqipe here zyrtare e here jozyrtareç përkundrazi ata shpesh i kemi parë në foto familjare me kryepolicen Jankullovska duke i lartësuar rezultatet në luftën kundër “terrorizmit shqiptar” pasojat e së cilës janë burgimet e përjetëshme të shqiptarëve.
