Andrei Grigoriev ka qenë duke bërë sërf në një bregdet të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, kur ka kaluar sipër një balene gjigante.
Ai ka pasur kamerën Go-Pro të kapur për njërin prej litarëve të velës me të cilën lëvizte, për të xhiruar momentin e pazakont.
“Nuk ndodhë shpesh të kalohet sipër një balene, andaj ky tregim nuk do të besohej sikur mos të ishte dëshmia”, ka thënë Grigoriev lidhur me rastin.
Filmimi që tregon takimin e tij me gjallesën, është shpërndarë në internet duke marrë shumë pëlqime.
