Talat Xhaferi i gatshëm të rrihet me Shilegovin e LSDM-së, për Dimovskin e VMRO-së?

Lidhshmëria dhe afërsia e BDI-së me VMRO-në, ndonëse tani jo si pjesë e koalicionit qeveritar është evidente në raportet e tyre ndërmjet vete.

BDI vazhdon të mbrojë interesin e VMRO-së. Këtë jo më larg se para disa minutash e dëshmoi reagimi i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi kundër deputetit të LSDM-së, Petre Shilegov, dhe në interes të Ilija Dimovskit.

Talat Xhaferi u konfrontua me Shilegov, duke mos e lejuar që të marrë fjalim procedural në momente kur Dimovski propozoi votimin në procedurë të shpejtë të ligjit për radiodifuzion. Xhaferi madje i ka kërkuar atij “fer”, respektivisht që të dalë të ballafaqohen jashtë sallës nëse Shilegov ka diçka kundër tij.

Ndaj këtij reagimi të ashpër të Xhaferit deri te Shilegov, i buzëqeshi dhe mirëpriti Dimovski me VMRO-në.