Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari nuk i ka harruar as qytetarët e përkatësisë rome në Maqedoni.
Ai ka një lajm të gëzueshëm për ta. Prej javës së ardhshme në Shutkë vjen gjinekologia!
Në ordinancën në Shutkë ku me vite nuk kishte gjinekolog, nga java e ardhshme do të fillon të punon gjinekologia dhe do të sigurohet mbrojtje shëndetësore e vazhdueshme për gratë në këtë komunë.
Në ordinancë do të punon dr.Vjollce Mbiarra, gjinekolog specialist me përvojë disavjeçare, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Shqipëri. /INA
