Kryeministri, Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanovski.
Ambasadori polak Multanovski, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ia ka uruar Zaevit marrjen e detyrës kryetar i Qeverisë dhe ka vlerësuar se ekziston ndryshim pozitiv i disponimit në Maqedoni në drejtim të mundësive të hapura të cilat i njohin qytetarët ndërsa edhe bashkësia ndërkombëtare.
“Qëllimi ynë është depërtimi në perspektivat euro-atlantike pasi që e ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Një proces i madh reformues është para nesh, por me Planin 3 – 6 – 9 fillojmë aksion që t’i zbatojmë reformat e nevojshme dhe t’i hapim perspektivat për njerëzit dhe për shtetin”, ka theksuar kryeministri Zaev.
Në takim, siç theksohet, është shprehur mbështetje ndaj politikave inkluzive të cilat mundësojnë involvimin e të gjithëve në ndryshimet e domosdoshme demokratike, si dhe për politikat e fqinjësisë së mirë ndaj së cilës është përcaktuar Qeveria e re.
Ambasadori Multanovski ka potencuar se Polonia e mbështet Maqedoninë në aspiratat euro-atlantike.
Në takim, siç thuhet në kumtesë, është konstatuar se janë krijuar kushte për thellimin e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë në fushën e kulturës, ekonomisë, tregtisë. Është biseduar edhe për mundësinë për ndihmë nga Polonia e cila ka përvoja në programe të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve të fondeve në funksion të nevojave të qytetarëve.
