Albin Kurti takohen me Isa Mustafën në Kuvendin e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri të ditur se sot është takuar me kryeministrit në detyrë, të Republikës së Kosovës, Isa Mustafën në objektin e Kuvendt.

Kurti bëri të ditur se në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, Visar Ymeri dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa nuk dihet se çfarë është diskutuar në takim.

Kryeministri Mustafa si shefi i partisë më të madhe (LDK) brenda koalicionit LAA, është i autorizuar për bisedimet me partitë tjera për procesin e formimit të Qeverisë.