Edhe një huqje e re e autostradave të pushtetit të kaluar

Në sipërfaqe dalin probleme të reja me ndërtimin e rrugëve dhe këtë herë në ndërtimin e rrugës ekspres Gradsko- Prilep. Traseja edhe në këtë aks, sipas ministrit të transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski, ka dështuar njëjtë si edhe në autostradën Kërçovë- Ohër. Sugarevski dje ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e kompanisë spanjolle “Konstrakshën Rubao” e cila i realizon punët ndërtimore.
U ankuan në projektin në bazë të të cilit po ndërtohet kjo rrugë, në pjesën e trasesë dhe në pjesën e arkëtimit që e ushtron ndërmarrja publike për rrugë shtetërore – deklaroi Goran Sugarevski, ministër i transportit dhe lidhjeve.
Ministria e transportit do të kërkoj përgjegjësi nga ata që kanë bërë lëshime në projektet për autostradat. Nga Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar të cilët u japin licenca për punë arkitektëve dhe inxhinierëve, shprehen se nuk e dinë se cilët kolegë të tyre kanë punuar në këto trase. Deri tani nuk kanë menduar t’i dënojnë kolegët që kanë bërë lëshime.
Nëse kërkohet prej nesh që për disa nga anëtarët tonë të kërkojmë përgjegjësi, këtë do ta bëjmë gjatë periudhës së ardhshme. Tani e dimë se diçka është gabuar. Kjo duhet dokumentuar, argumentuar, të përmenden njerëzit dhe postet – tha Mile Dimitrovski, kryetar i Odës për arkitektë dhe inxhinierë të autorizuar.
Nga ministria shprehen se rrëshqitja e tokës në autostradën Kërçovë- Ohër në “Presekë” duhet doemos të shqyrtohet dhe të gjendet zgjidhje përkatëse. Në këtë moment me siguri do të duhet të paguhen mjete shtesë. Përllogaritja e fundit ka treguar se nëse çdo gjë shkon sipas planit për ndërtimin e autostradës Kërçovë- Ohër, do të nevojiten 120 milionë euro shtesë. Afati për përfundimin e këtij aksi i cili nuk është as në gjysmë është deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.

Verica Pavlloska