Franca ka në plan të ndalojë të gjitha automjetet me benzinë dhe naftë deri në vitin 2040, njoftoi ministri i ri i Mjedisit.
Nicolas Hulot bëri njoftimin zyrtar pasi zbuloi një sërë masash si pjesë e planit të Presidentit francez Emmanuel Macron për ta bërë Francën një vend neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050.
Duke folur në një konferencë për shtyp, ai u tha gazetarëve se Franca do të ndalonte prodhimin e energjisë elektrike duke përdorur thëngjillin deri në vitin 2022 dhe se nje sere investimesh deri në 4 miliardë euro do të parandalonin pasigurinë e furnizimit me energji.
Njoftimet janë pjesë e një plani pesëvjeçar për të inkurajuar energjinë e pastër dhe për të përmbushur angazhimet e shtetit evropian sipas Marrëveshjes së Parisit.
Ai shtoi se prodhuesit e makinave të Francës kanë projekte që “mund ta përmbushin këtë premtim”.
