Muhamed Zekiri sqaron kandidaturën e Skender Halimit në Haraçinë

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri në mënyrë eksprese ka mohuar lajmin se LSDM tanimë edhe zyrtarisht ka propozuar kandidat për kryetar komune në Haraçinë.

Ai për Zhurnal.mk thotë se nuk është aspak i vërtetë lajmi që Skender Halimi është propozuar nga LSDM për kyetar komune në Haraçinë.

Zekiri tha se në kryesinë qendrore ende nuk është diskutuar për kandidaturën në Haraçinë dhe nuk është aspak zyrtare që Skender Halimi është kandidat për Kryetar komune të Haraçinës.

“Nuk është e vërtetë, nuk e kam parë lajmin por zyrtarisht ende nuk ka asgjë. Kandidatura për Haraçinën nuk është diskutuar në kryesinë qendrore, kështu që lajmi nuk është aspak i vërtetë”, ka deklaruar për Zhurnal, nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Ndryshe, kryetari i degës së LSDM-së në Haraçinë, Agron Halimi sot përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar qytetarët e Haraçinës, se LSDM në zgjedhjet lokale do të garon me kandidatin Skender Halimi për kryetar të komunës së Haraçinës.

Ai ka plasuar në facebook një fotografi me mbishkrimin “Për jet më të mirë”, me kandidatin Skender Halimi.