Banorët e Pirokut ankohen për mosmbledhjen e mbeturinave nga ana e NKP Sharri në komunën e Bogovinës. Sipas banorëve mbeturinat nuk mblidhen me javë të tërra dhe kundërmon erë e rëndë.
“Tani ka më shumë se një javë që mbeturinat nuk i kanë mbledhur, kurse ndodh që mosmbledhja e e mbeturinave të zgjas me javë të tërra” i ka thënë një banor i Pirokut portalit Tetova1.
Mbeturinat në këto kohë të nxehta kundërmojnë shumë dhe nuk i lejojnë banorët që ti hapin dritaret as në këto temperatura tropikale.
Banorët kërcënojnë se nëse edhe më tej NKP Sharri vazhdon që mos ti mbledh si duhet mbeturinat në këtë vendbanim të njëjtat do ti dërgojnë dhe do ti plasin para komunës ë Bogovinës.
Për më tepër fotot e dërguara në redaksinë tonë flasin vet./Tetova1.
