Policia arreston një ish ushtar të UÇK-së, zbulohet emri i tij

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 11 ish-pjesëtarin e UÇK-së, Besim Vokshi. Vokshi është arrestuar në ndërtesën e Gjykatës Themelore të Gjakovës dhe është transportuar për në Prishtinë, ka mësuar Insajderi.

Arrestimin e tij e kanë kryer pjesëtarë të Policisë të veshur me rroba civile.

Besim Vokshi, (1955) nga Gjakova është në listën prej 20 pjesëtarësh të UÇK-së të kërkuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë. Por arrestimi i tij nuk ka të bëjë me këtë urdhërarrest.

Insajderi ka kontaktuar me zyrtarë për informim të Policisë së Kosovës, por ende nuk kanë folur për arrestimin e Vokshit.