Gazeta Lajm shkruan se tifozët vendas të Dacias nga Moldavia të pakënaqur nga rezultati momental i skuadrës së tyre në ndeshjen kundër Shkëndijës ka nisur të brohorasin kundër shqiptarëve. “Ubij, ubij shqiptar” (vrite, vrite shqiptarin), dëgjohen thirrjet e tyre ndaj shqiptarëve. Këto thirrje janë dëgjuar në pjesën e dytë të takimit.
Ndryshe, ndeshja në teren është e qetë dhe Shkëndija është duke avancuar me rezultat 0-2.
