Aktivistja e BDI-së nga Dibra, Jena Korumi, akuzon Lëvizjen Besa se nuk po punon në interes të shqiptarëve. Ajo akuzon këtë subjekt se ka hapur debat të ashpër për homoseksualët, duke harruar se këtë debat e ka hapur deputeti i BDI-së, Branko Manojlovski, të cilin nga respekti dhe dashuria në partinë e Ali Ahmetit e quajnë Xha Branko, transmeton Gazeta Lajm.
“Lëvizja BESA, në zgjedhjet e fundit mori 50 mij vota nga shqiptarët. Grupi parlamentar I kësaj partie:
nuk merë pjesë në tryezën e partive politike shqiptare,
nuk e përkrahi propozimin që Talat Xhaferi të jetë kryeparlamentari I parë shqiptar,
nuk përkrah dhe nuk debaton për ‘Planin 3-6-9’, që është në interes për NATO dheBE
Por, përkundrazi, dëshiron të hapë debatë të ashpër për LGBT, sikur kjo më shumë I dhëmbë.
Pse, këta të Lëvizjes ‘me Besë’, deri më tani nuk kanë propozuar diçka që është në interest ë shqiptarëve fillimishtë, pastaj edhe në interes më të gjërë, siç është NATO dhe BE!
Ndoshta, ndryshe mendojn, ndryshe flasin dhe ndryshe veprojn.
Por, më duket se, siç thot ajo fjala e urtë popullore, ‘ ku të dhembë dhëbmi, shkon gjuha’.
I shkrujta dy llafe, sa për të thënë diçka, e jo për të ndryshuar disa….”, shkruan Korumi.
