Analizë: Sa realisht do ta bllokojë VMRO-DPMNE-ja punën në Kuvend?

Me formimin e dhjetë grupeve parlamentare, opozita ka të drejtë të kërkojë dhjetë orë pauzë gjatë ditës, mund të kërkojnë ndërprerje të seancës që t’iu dorëzohen shënime stenografike, secili nga dhjetë koordinatorët ka të drejtë të drejtohet 15 min dhe shumë mekanizma të tjerë me të cilat do të zvarritet puna e Kuvendit, shkruan Portalb.mk.

Analizën mund ta lexoni edhe në gjuhën maqedonase: KËTU.

Deputetët e VMRO-DPMNE gjetën mënyrë të re si të bllokojnë shkarkimin Prokurorit Publik Republikan Marko Zvërlevski dhe punën e Kuvendit. Me formimin e dhjetë grupeve parlamentare, opozita ka të drejtë të kërkojë dhjetë orë pauzë gjatë ditës, mund të kërkojnë ndërprerje të seancës që t’iu dorëzohen shënime stenografike, secili nga dhjetë koordinatorët ka të drejtë të drejtohet 15 min, të kërkojnë ndërprerje të seancës plenare për të mbajtur seancë të komisionit, ndërsa kur të votohet buxheti të gjithë mund të flasin gjithsej pesë orë.

Formimi i grupeve parlamentare është i paraparë në Rregulloren e Kuvendit por deputetët thonë se kjo është e kontestueshme në aspektin ligjor. Nga LSDM-ja sqarojnë se në vitin 2002 kur deputetët e tyre kishin formuar tre grupe të deputetëve situata ka qenë ndryshe. Atëherë deputetët të cilët kanë qenë nga parti tjera, ndërsa kanë garuar në koalicion parazgjedhor me LSDM, pas zgjedhjeve ishin ndarë në grupe të deputetëve, që të mos shkrihen në grupin e LSDM-së.