Në Kosovë shprehja e lirë e mendimit ka raste kur dikujt i pengon dhe si pasojë personi që e thotë lirshëm mendimin e tij, mund edhe të kërcënohet me jetë nëse dikujt ai mendim nuk i pëlqen.
Një rast i tillë ndodhi edhe me deputetin e zgjedhur nga radhët e Nismas, Milaim Zekën, të cilin e kërcënoi personi i quajtur Denis Krasniqi me fjalë të rënda përmes rrjetit social Facebook.
Zeka njihet për kritikat e tij publike lidhur me padrejtësitë që ndodhin në vend dhe si duket një gjë e tillë Denis Krasniqit nuk i ka pëlqyer, raporton Parrotlla.net.
Policia e Kosovës e ka arrestuar këtë person.
