Momente tmerri në Hamburg: Digjen makinat dhe plaçkiten dyqanet (Video)

Protestat kundër Samitit G20 në qytetin e Hamburgut kanë vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme, dhe sot gjatë ditës.

Protestuesit kanë djegur makina dhe kanë plaçkitur dyqane të shumta, transmeton lajmi.net

Në rrjetet sociale janë publikuar një sërë pamjesh që tregon se si protestuesit kanë thyer dritaret e dyqaneve dhe kanë plaçkitur ato.

Nga dhuna deri më tani janë lënduar 213 policë, kurse janë arrestuar mbi 200 persona.