Trupëroja e ish-kryeministrit ka harxhuar mbi 7 mijë euro për dreka e darka (Dokumente)

Trupëroja e ish-kryeministrit Emil Dimitriev nga marsi deri në muaj maj ka harxhuar mbi 7.200 euro vetëm për ushqime, dreka e darka.

Bëhet fjalë për Marjan Milloshevski, që është evidentuar si trupëroje e kryeministrit në ditë ka harxhuar qindra mijëra denarë nëpër restorante, transmeton Plusinfo.

Milloshevski siç mësohet ka qenë shofer i Dimitrievit, ndërsa është i njohur si njeri shumë i afërt i Gruevskit.

Ai çdo ditë ka përpiluar fatura, dhe i ka dërguar në Qeveri. Sipas dokumentacionit të zbardhur, 28 mijë denarë apo 460 euro për çdo ditë është përgatitur nga një faturë. (INA)