Imer Selmani në pushime, portalet e shpallin kandidat për kryetar komune (FOTO)

Imer Selmani po kalon pushimet me familjen e tij, derisa disa portale kanë dalur me lajmin se ai mund të jetë kandidat i LR-PDSH për Sarajin në zgjedhjet e ardhshme lokale. Selmani tanimë disa ditë po kalon pushimet në bregdetin turk bashkë me familjen dhe miqtë e tij. Ai i është shmangur zhvillimeve politike. Ndërkohë, kohë më parë ka përjashtuar implikimin e tij në ndonjë subjekt politike, edhe pse siç mëson INA ai ka pasur oferta nga shumë liderë partiak, por edhe nga diplomatë për tu përfshirë në politikë.

Ja se çka shkrujtën portalet?!

Ish kryetari i DR-së, Imer Selmani i afërt me Ziadin Selën, dëshiron të jetë kandidat i mundshëm për kryetar komune në Saraj që do të mbahen ne tetor të këtij viti, mëson portali TetovaSot.

Selmani ka qenë kryetar në këtë komunë dhe nuk njihet se ka qenë kryetar i cili ka pununar shumë, ai më pas bëhet ministër i Shëndetësisë nga PDSH-ja e Thaçit ku më pas formon partinë e tij dhe pësoi debakël në zgjedhjet parlamentare ku nuk arriti të fitojë asnjë deputet.

Për Sarajin përflitet edhe ish ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti nga radhët e BDI-së që ka përkrahje nga kjo zonë dhe gjasat për të fituar i ka më të mëdhaja.

Nga Lëvizja BESA ende nuk ka ndonjë kandidat i cili do të përballet me këto dy figura nëse do të jenë zyrtarisht si kandidat për Sarajin. (INA)