Shteti i Katarit ka thënë se ka shumë para për t’u shqetësuar rreth Arabisë Saudite duke shkurtuar lidhjet diplomatike me këtë vend.
“Ne kemi fonde të pasurisë sovrane prej 250% të prodhimit të brendshëm bruto, kemi rezerva të Bankës qendrore të Katarit dhe kemi një rezervë strategjike të ministrisë së financave”, tha për The times, ministri i vendit Ali Shari fal-Emadi, transmeton Periskopi.
Komentet e tij erdhën pasi Arabia Saudite dhe aleatët e saj premtuan sanksione të mëdha kundër Katarit, duke e akuzuar këtë të fundit se është duke e mbështetur terrorizmin.
