HAN: nuk po rrijmë duarkryq për emigrantët!

Johanes Han nuk pranon pretendimet se Evropa po rri duarkryq për emigrantët që vijnë nga Afrika. Ai përmendi faktin se rrugëtimi i emigrantëve vazhdon, por thekson se fluksi është shumë më i vogël sesa në kulmin e krizës së rutës ballkanike. “Problemet me migrimin nga Afrika do të jenë edhe shumë vite. Do të gënjenim nëse pohojmë se ai problem mudn të zgjidhet në mënyrë afatshkurte”, tha eurokomisari për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, në intervistën për gazetën austriake Kurier. /SHENJA/