Nexhmie Pagarusha sot priti një mysafire të veçantë në konakun e saj.
Atë e ka vizituar artisja e muzikës, Aurela Gaçe – shkruan Indeksonline.
“Kerkesa e legjendes u be realitet. Shkova sot … e perveç faktit qe eshte ikone ne skene e legjende e gjalle e jona mbare Shqiptare, une pata fatin ( jo vetem sot) te marr nga humori i saj aq i holle . Pata fatin te prek sadopak njeriun qe eshte pertej skenes…e di qe eshte pak , por une jam me fat qe e kam kete mundesi . Legjendat nuk lindin perdite. E ne jemi me fat qe akoma e kemi mes nesh e mund ti japim dashurine tone e mirenjohjen per çfare na ka dhene .. Fatmireshisht ajo e ndjen qe ne e Duam kaq shume. NEXHMIJE PAGARUSHA ❤e pa perseritshmja jone”, ka shkruar Gaçe përbri fotografisë.
