“Musa ka*i”. Ky ka qenë komenti i shkurtër i kryetarit të degës së BDI-së në Kërçovë, Sheval Ceku, ndaj informacionit të publikuar në zhurnal, lidhur me përkrahjen që Musa Xhaferi po ia jep biznesmenit Avzi Sulejmani të jetë kandidat i BDI-së për kryetar të Kërçovës, në vend të Fatmir Deharit. Zhurnal ka fshirë komentin pak pasi ka qëndruar një kohë të shkurtër. Kjo tregon se tensionet në BDI tashmë kanë përfshirë edhe rrethin më të ngushtë të Ali Ahmetit.
Ndryshe, ish zv/kryeministri Musa Xhaferi pas pauzës disa mujore sërish është kthyer me ambicie të mëdha në politikë, duke përgatitur një kundërkandidat të Fatmir Deharit për kryetar të komunës së Kërçovës.
Madje është publikuar edhe emri i kundërkandidatit të preferuar të Musa Xhaferit dhe bëhet fjalë për biznismenin kërçovar Avzi Xaki Sulejmani. Emrin e tij e ka bërë publik nipi i Musa Xhaferit, Festim Dervishi. “Bashkë me kandidatin për kryetar të Kërçovës”, ka shkruar në facebook Festim Dervishi, duke postuar edhe një fotografi ku janë bashkë Musa Xhaferi, ish kryetari i Zajazit, Musli Musliu, Haxhi Baba, miku i Ali Ahmeti dhe Enver Ipcja, pretendenti për kryetar të degës së BDI-së në Kërçovë.
