Memedi: Nëse Sela dëshiron të braktisë Aleancën për Shqiptarët, ne nuk do ta pengojmë

Kryetari i RDK-së dhe deputet Vesel Memedi, ka komentuar për deklaratat e Ziadin Sela, tha se nëse Sela dëshiron të braktisë Aleancën për Shqiptarët, ky është vendim i tij, dhe se RDK asesi nuk do të përzihet në këtë çështje.

‘’ RDK mbetet në Aleancën për shqiptarët. Ne deri më tani kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer dhe kemi patur marrëveshje. Ne nuk duam të kuzhtëzojmë, ne punojmë në interes të shqiptarëve. Gjithsesi, nëse ndokush vendos të jetë jashtë kualicionit, ne u dëshirojmë sukses’’ theksoi Memedi.

Ai theksoi se gjithçka është përgaditur dhe arritur mes partnerëve të koalicionit për miratimin e ligjit për gjuhë shqipe dhe se pritet ligji të përpunohet teknikisht dhe të futet në procedurë Kuvendore.