Mjaft me kritikat për mërgimtarët

Bashkim Sulejmani

Me shkas…
KUR T`I PËRMENDISH MËRGIMTARËT LAJE GOJËN DHE PËRMENDI PO MUNDËSISHT DHE MERR ABDEST PASTAJ FOL…

Kohëve të fundit në disa portale po lexoj diçka shumë shqetësuese dhe të turpshme për ne, po them për NE qe jemi këtu në Maqedoninë e vogël e të brishtë.
Them të çuditshme sepse, nxirren nëpër portale fotografi të disa mërgimtarëve, që janë tejet tejet të rralla, që qenkan parkuar gabim, ose nuk qenkan parkuar me milimetra në kuadratin që duhet, dhe ç`ndodh, hajde bëjmë lajm tash se mërgimtarët si sillen në Maqedoni.
Mjerim, për besë mjerim!
Fillimisht disa portaleve duhet tu mësohet gazetaria se si shkruhet dhe si elaborohet një temë e caktuar, dhe sa aty zë vend kodeksi i gazetarisë, që shumë pak e dinë, e lerë më për të folur për qasjen me moral, sidomos kur ulet, burri botës të shkruaj një lajm kritik për mërgimtarët.
Nuk rri dot pa e thënë se, ky sezon është sezon i qetësimit shpirtëror për neve, pikërisht sepse kthehen në vendlindje mërgimtarët tanë, fillimisht sepse ndodh që të ulet bashkë familja qoftë dhe për muhabet. Dhe e dyta, dhe që është më e rëndësishmja, 1.5 miliard EURO në vit futën në shtetin tonë pikërisht nga këto mërgimtarë, që na mundësojnë neve një rehati pak më të mirë dhe një stabilitet ekonomik të kësaj Maqedonie që ka humb fillin në oborr.
Dhe pas gjitha këtyre zbukurimeve shpirtërore dhe stabilitetit që na ofrojnë familjarët tanë në mërgim, ne marrim guximin që të ulemi e të shkruajmë për një makinë të parkuar gabimisht se qenka kjo kultura e tyre? Një pyetje për do portale që haberin s`ia kanë gazetarisë?

Fillimisht më trego a ke të drejtë të nxjerrish tabela veture në foto publike?

A ke të drejtë të nxjerrsh nënën me fëmijën në krah duke dal nga makina?

A ke të drejtë të bësh tekstin pa e intervistuar së paku një pyetje atë mërgimtarin, se përse i ka ndodhur kjo?

A duhet ta pusish vozitësin a është ai mërgimtari që vozit makinën – apo ia ka huazuar familjarit?

Është turp të ulesh dhe të bëhesh sehir duke shkruar kritikë për mërgimtarët, vetëm e vetëm sepse merr disa “like” të qelbura në facebook.

Është turp të tregosh kulturë “Ti”, që veten, familjen, dhe profesionin tënd nuk e respekton që në rreshtin e parë kur shkruan, e lerë më të të flas për respektimin e gjuhës, që s`ia ke haberin se si shkruan gjuhën shqipe, (që shpesh më bën të dyshoj mos je ndonjë jo-shqiptar), që ke marrë një lap e një letër dhe ke bë gjoja “tekst” gazetaresk.

Dhe në fund, të dashur bashkatdhetarë, krenaria e vetme e jona janë pikërisht ata mërgimtarët, të cilët, nëse keni harruar, ua rikujtoj:
-Financuan luftën e Kosovës
-Financuan Luftën e Maqedonisë
-Financuan që nga formimi, lëvizjet patriotike
-Financojnë sot e kësaj dite kur jemi në krizë, neve që tashi marrim guximin dhe bëhemi “të kulturuar dhe evropian”, duke harruar se ku dhe si jetojmë.