Pasi ua hapi rrugën Xha Brankoja i BDI-së, homoseksualët kannë një kërkesë të re

Komuniteti LGBT, apo siç njihen ndryshe “homoseksualët”, janë inkurajuar pasi ua hapi derën deputeti i BDI-së, Branko Manojlovski, i cili tha se homoseksualët duhet të kenë të drejtë për martesa mes veti. Ata tani shkojnë një hap më larg dhe kërkojnë ndryshim të Ligjit për adoptim të fëmijëve, me qëllim që çiftet homoseksuale të kenë të drejtë edhe për adoptimin e fëmijëve. Këtë paralajmërim e ka bërë Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13”, ndryshe simboli joformal i homoseksualëve në Maqedoni. Boki ka realizuar një takim me kryeministrin Zoran Zaev, kurse për ndryshimet e Ligjit për adoptimin e fëmijëve ka paralajmëruar se do të bisedojë me “miken” e tij, ministren për Punë dhe politikës sociale, Mila Carovska.

Ai paralajmëroi se do të ngrejë iniciativë personale për ndryshimin e ligjit për adoptim të fëmijëve dhe se ka dëshirë që të adoptojë tre fëmijë me përkatësi të ndryshme etnike.