Maqedoni Për rastin “Magjar Telekom”, do të dëgjohen dëshmitarët

Për rastin “Magjar Telekom”, do të dëgjohen dëshmitarët

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar debati kryesor për rastin “Magjar Telekom”. Për seancën e sotme janë ftuar edhe dëshmitarë, njofton Portalb.mk.

Ish personat udhëheqës të akuzuar nga “Magjar Telekomi” Atina Sendrei, Rollf Pllat dhe Zolltan Kishjakus, të cilët mbajtën pozicione kyçe në Telekomin e Maqedonisë, gjashtë vite janë të pakapshëm për organet e rendit. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Seanca e parë për këtë rast u mbajt në vitin 2011 dhe deri në fund të vitit 2014 u caktuan gjithsej 8-të seanca të cilat janë shtyrë sepse të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm.