Shqiptari ia ka “çarë” kokën maqedonasit në Shutkë me urdhër të Grupit të Kumanovës

Autoritetet e burgut në Shutkë e kanë konfirmuar zyrtarisht informacionin e Gazetës Lajm, se një shqiptar nga Shkupi ka rrahur në burgun e Shutkës njërin prej sulmuesve të Zijadin Selës.

“Gjatë daljes nga vizat dhe tejkalimit në korridor, një i arrestuar shqiptar identitetin e të cilit nuk e zbulojnë autoritetet e burgut e ka goditur me kokë Kire Georgievskin, sulmuesin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët më 72 prill”, kanë konfirmuar nga drejtoria për e burgjeve në ministrinë e drejtësisë.

Drejtori i burgut të Shutkës, Aleksandar Gjeorgjievski për A1On ka thënë se i sulmuari është dërguar në qendrën klinike të Shkupit.

Gazeta Lajm më herët ka njoftuar se sulmuesi i Selës është rrahur nga një i ri nga Shkupi me urdhër të Grupit të Kumanovës.