Man Utd s’ka të ndalur, transferon yllin e rradhës për 67 milionë euro

Jose Mourinho nuk po kurset aspak për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ri

Manchester United po përgatit transferimin e radhës, pas blerjes së Romelu Lukakut nga Evertonit për 80 milionë euro.

Sipas tabloidit britanike, Daily Mirror, ‘Djajtë e Kuq’ janë duke synuar transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Eric Dier.

Daily Mirror shkruan se klubi nga ‘Old Traffrod’ ka bërë gati 60 milionë funte (67 milionë euro_ për transferimin e reprezentuesit të Anglisë.

Më herët Manchester United ka transferuar edhe mbrojtësin suedez, Victor Lindelof nga skuadra e Benficës.