Rast i rrallë… Homoseksuali i parë i besimit islam martohet (Foto)

Gëzuar për dhëndërrit Jahed Choudhury 24 vjeçar dhe Sean Rogan 19 vjeçar u martuan në zyrën e gjendjes civile në Walsall me veshje tradicionale myslimane. Çifti i cili kishin qenë së bashku për dy vjet, u takuan për herë të parë kur Choudhury po qante në një stol në Darlaston.

Ai tha për Express dhe Star se “Unë po qaja për një kohë të gjatë në një stol dhe Sean erdhi dhe më pyeti nëse isha gjithçka në rregull”, transmeton Periskopi.

Ai shtoi se Sean atij i dha shpresën kur ishte në gjendjën më të keqe, dhe ka qëndruar pranë tij që prej asaj kohe.

Choudhury tha se të qenit një musliman homoseksual, e bënte atë të ndihej si një ‘dele e zezë’ dhe se ‘kur dilte jasht i ngjante një gishti të lënduar’ dhe shpesh ndihej i bllokuar mes seksualitetit dhe besimit të tij.

Ai kishte bërë përpjekje të mohonte orientimin e tij seksual dhe madje shkoi deri në atë pikë të merrte medikamente në një pelegrinazh në Arabinë Saudite dhe Bangladesh.

Çifti duke lidhur nyjën e martesës pasiqë kishin qenë bashkë për dy vjet.

Megjithëse familja e tij nuk ishte e pranishme për ceremoninë, Choudhury beson se martesa është një hap përpara për komunitetet myslimane dhe LGBT.

Ai shtoi: “Familja ime nuk dëshiron të vijë gjatë ditës, ata thjesht nuk duan ta shohin një rast të tillë dhe është shumë e turpshme për ta”.

Jahed thotë se Seani-n e ka mbështetur edhe në kohën kur kanë tentuar ta sulmojnë.

Choudhury thotë se disa nga familjarët e tij e shohin orientimin seksual të tij dhe marrëdhënien e lumtur me Sean si një ‘sëmundje’ ose si një etapë e kësaj sëmundjeje.

Ai për fund ka një porosi për komunitetin mysliman se “Dua t’u them të gjithë njerëzve që kalojnë të njëjtën gjë si rasti im që është në rregull dhe unë do ti tregojë gjithë botës se ju mund të jeni homosekual por edhe në të njejtën kohë edhe mysliman”.