Kapiteni Ferhan Hasani deklaroi se nëse duan rezultat pozitiv ndaj HJK-së, atëherë duhet të japin maksimumin. Ai tha se janë të vetëdijshëm për kualitetet e kundërshtarit.
“Të gjithë e dimë se do të jetë ndeshje e zorshme për ne. Nëse përsërisim lojën sikur në ndeshjen e parë, sigurisht se do të kemi rezultat pozitiv. Mirëpo, për këtë duhet të japim maksimumin”, tha Hasani.
Shkëndija-Helsinki do të luhet të enjten në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim prej orës 18:00.
