Pas dhënies së dënimit për Ermal Hoxhën, bashkëshortin e këngëtares Rezarta Shkurta në media të ndryshme u raportua se ajo ishte në plazh.
Kaq ka mjaftuar që Shkurta të reagoi përmes një shkrimi në Instagram duke shprehur revoltën e saj ndaj mediave.
Postimi i plotë i këngëtares Rezarta Shkurta:
I di si i thone kesaj historie?
Mire problemi, po ste len rehat as mizat!
Gjate ketyre dy vjeteve, kam njohur boten, njerezit me shume sec kisha mundur ta beja per 28 vite jete. Kam njohur dashakeqesine e pangopur te gazetareve, per disa klikime e per disa komente te njerezve te frustruar ne jeten e tyre.
Pa marre fare parasysh cfare ndikimi mund te shkaktojne tek familjaret. Keto vite kam lexuar cmenduri te tipit “Ermali ne burg, Rezarta ne plazh” pa marre parasysh qe isha me familjen, apo “Ermali ne burg, Rezarta qesh”
Rezarta do qesh, do shkoj ne plazh sepse kam nje princeshe per ta rritur te lumtur, dhe do qesh sepse Ermalin e kam shendosh e mire dhe vendi ku ai ndodhet ka nje derë, e cila do hapet nje dite.
Dhe Per te ja vlen te presesh vitet qe me duken dite, mbase dhe nje jete te ter!
Kam ber durim me ju, nuk kam dashur te hap lufte sepse kam kuptuar qe shkrimet, sensacioni eshte pjese e punes tuaj!
Por tani e tepruat!
Per te gjitha shkrimet ku keni demtuar emrin tim, ku me keni ber me ferrari, helicoptera, e anije kozmike do te mbani pergjegjesi para ligjit!
