Motrat Mustafa me album të ri (Foto)

Janë ndër këngëtaret më të dashura nga i gjithë publiku.

Motrat Mustafa kanë lansuar albumin e tyre më të ri të titulluar ‘Zemrës nuk i dihet’, shkruan lajmi.net

Përmes një fotografie të hedhur në Instagram, ato kanë njoftuar se tashmë gjithë simpatizuesit e tyre do mund ta blejnë atë në pikat e shitjes së CD-ve.

Albumi ka tetë këngë të cilat kryesisht janë këngë dasmash.